Odat ekonomike kërkojnë veprim të shpejtë të Kuvendit për zbatimin e masave në mbështetje të biznesit
Shpërthimi i pandemisë COVID-19 dhe kufizimi i aktiviteteve ekonomike me qëllim të parandalimit të përhapjes së saj ka bërë që gati të gjitha ndërmarrjet në Kosovë të ballafaqohen me vështirësi në operimin e tyre, mbijetesa e një pjese të të cilave rrezikohet në mënyrë serioze.
“Me qëllim të mbështetjes së ndërmarrjeve dhe punëtorëve të goditur nga pandemia, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, që nga ditët e para të shpërthimit të Covid-19, kanë kërkuar ndërhyrjen e institucioneve të shtetit me qëllim të ruajtjes së ndërmarrjeve dhe vendeve të punës. Shpërthimi i pandemisë COVID-19 dhe kufizimi i aktiviteteve ekonomike me qëllim të parandalimit të përhapjes së saj ka bërë që gati të gjitha ndërmarrjet në Kosovë të ballafaqohen me vështirësi në operimin e tyre, mbijetesa e një pjese të të cilave rrezikohet në mënyrë serioze. Me qëllim të mbështetjes së ndërmarrjeve dhe punëtorëve të goditur nga pandemia, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, që nga ditët e para të shpërthimit të COVID-19 kanë kërkuar ndërhyrjen e institucioneve të shtetit me qëllim të ruajtjes së ndërmarrjeve dhe vendeve të punës”, thuhet në komunikatën e përbashkët të të dyja odave.
Në fund, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shprehin besimin e tyre se vonesa në implementimin e masave nga Pakoja Emergjente Fiskale si dhe nisjen e zbatimit të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike do të vonojë edhe mbështetjen për shumë ndërmarrje të cilat sot ballafaqohen me vështirësi në operimin e tyre e rrjedhimisht do ta vonojë edhe rikuperimin ekonomik të vendit. (A. M / Epoka e re)