Odat ekonomike, konferencë për ekonominë e Kosovës

15 mars 2020 | 08:24

Odat ekonomike do të mbajnë sot në orën 09.00 një konferencë për media. Në këtë konferencë është bërë me dije se do të marrin pjesë: Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Oda e Afarizmit të Kosovës, Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhe Shoqata e Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës.

Gjatë kësaj konference do të paraqiten kërkesat e komunitetit të biznesit përkitazi me masat e ndërmarra karshi pandemisë globale Covid-19 dhe efektet e këtyre masave mbi sektorin privat dhe ekonominë në përgjithësi. Aty do të prezantohen edhe kërkesat e komunitetit të biznesit për masat që qeveria e vendit duhet të ndërmarrë për ta mbrojtur sektorin privat nga efektet negative.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, ka…