Odi Chibueze përforcon Dukagjinin

20 korrik 2021 | 19:00

Klubi i sapo inkuadruar në Superligën e Kosovës, Dukagjini ka njoftuar se e ka transferuar futbollistin nga Nigeria, Odi Chibueze.

Chibueze ishte edhe më parë pjesë e futbollit kosovar, te skuadra e Lirisë dhe te Trepça ’89, me të cilin klub ishte paraqitur edhe në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

“Futbollisti nga Nigeria, Odi Chibueze, edhe zyrtarisht është pjesë e Dukagjinit. Henry është sulmues dhe vjen nga skuadra e Vëllaznimit. I lindur më 15 nentor 1992, njëzetetetëvjeçari më parë në futbollin kosovar ishtë aktivizuar te klubi i Lirisë dhe te Trepça ‘89, me të cilin klub ishte paraqitur edhe në kualifikimet e Ligës së Kampionëve. Ne Chibuezeit i dëshirojmë mirëseardhje dhe shumë suksese me fanelën e klubit!”, thuhet në njoftimin e plotë të klubit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Gjykata Penale e Bazelit ka marrë vendimin që një…