Odise Roshi pensionohet nga Kombëtarja e Shqipërisë

14 nëntor 2024 | 11:51

Pas Bekim Balajt, futbollisti i radhës që tërhiqet nga Kombëtarja e Shqipërisë është Odise Roshi, i cili ka pasur një karrierë të gjatë me ngjyrat kuqezi. Roshi ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për ekipin Kombëtar, duke dhënë gjithmonë maksimumin e tij në arritjet historike të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Gjatë gjithë karrierës së tij me kuqezinjtë, ai është njohur edhe me nofkën.  “Raketa” nga tifozët, numëron 71 ndeshje dhe 5 gola, ndërsa ishte pjesë e skuadrës në kualifikimin historik në “Euro 2016” dhe pjesë e saj në finalet e Evropianit.

“Federata e Futbollit e falënderon Roshin për të gjithë kontributin e dhënë ndër vite me fanellën kuqezi, ku do të kujtohet gjithmonë për asistimet e tij vendimtar, shpejtësinë dhe energjinë e tij në fushë. I urojmë Odise Roshit suksese të mëtejshme në karrierën e tij”, thuhet në njoftimin e FShF-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, të…