OEAK-u anulon të gjitha aktivitetet, si masë parandaluese për koronavirusin

12 mars 2020 | 10:30

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka anuluar të gjitha aktivitetet e saj publike si masë për parandalimin e koronavirusit.

Kjo odë ka njoftuar se anulimi vlen deri në një njoftim tjetër.

“Në zbatim të vendimit të fundit të Qeverisë për masat parandaluese kundër COVID-19, ju informojmë se Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë po anulon të gjitha aktivitetet e saj publike deri në një njoftim të ardhshëm, përfshirë ngjarjen Ekonomia me Dinamikë të Shpejtë – Forum me Kryeminstrin (12 mars 15.00)”, thuhet në komunikatën për medie.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Juventusit, Daniele Rugani ka dalë pozitiv ndaj coronavirusit.…