OEAK: Reforma e drejtësisë komerciale parakusht për tërheqjen e investimeve të huaja

18 qershor 2020 | 11:42

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), organizoi një forum virtual me Ministrin e Drejtësisë Selim Selimi, ku u diskutua plani i Qeverisë për reforma në proceset ligjore dhe sundim të ligjit në vend, me fokus në drejtësi komerciale. Financimi për këtë forum virtual u mbështet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, dhe programi i BE-së për Zhvillim të Ndërmarrjeve dhe Lehtësim të Investimeve.

Arian Zeka, drejtor ekzekutiv i Odës Amerikane, ka deklaruar  se shpreson që nën udhëheqjen e Ministrit të ri të Drejtësisë do të përfundojë krijimi i Gjykatës Komerciale por edhe përmbyllja e procesit të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit. Ai po ashtu ka thënë se Ministria do të duhej të konsideronte edhe hartimin e Kodit Komercial, meqë vendi tashmë ka Kodin Penal dhe është në proces të finalizimit të Kodit Civil, hap ky që do të përmbyllte arkitekturën ligjore të Kosovës.

Kurse, Chris Thompson, drejtor i programit të USAID-it për Drejtësi Komerciale theksoi se programi të cilin ai drejton ka për qëllim reduktimin e korrupsionit në Kosovë përmes përmirësimit të zgjidhjes së kontesteve komerciale brenda dhe jashtë gjykatave, duke shtuar edhe nevojën e ngritjes së vetëdijes publike ndaj rëndësisë që ka drejtësia komerciale mbi rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Ai shtoi se USAID po punon ngushtë me Ministrinë e Drejtësisë dhe sistemin gjyqësor të Kosovës për zhvillimin e legjislacionit për Gjykatën Komerciale, e cila do të jetë e dedikuar ndaj ofrimit të shërbimeve juridike për bizneset kosovare.

Ndërkaq, ministri i Drejtësisë Selim Selimi, theksoi rëndësinë që ka themelimi i Gjykatës Komerciale, duke potencuar se funksionalizimi i së njëjtës mbetet një nga prioritetet kryesore të mandatit të tij. Sipas tij, Gjykata Komerciale do të rrisë efikasitetin e trajtimit të lëndëve të biznesit dhe do të ndihmojë në krijimin e një ambienti më të mirë për bizneset vendore por edhe për tërheqjen e investitorëve të huaj, për të cilët ai ka kërkuar që të krijohet një mekanizëm i veçantë që do të trajtonte vetëm investimet e huaja. Ai përmendi se tani ndodhet në fazat e fundit të përgatitjes së Kodit Civil i cili së shpejti do të paraqitet para Qeverisë së Kosovës, derisa tha se megjithëse nuk mund të mohohet ekzistenca e korrupsionit brenda gjykatave, sistemi gjyqësor i Kosovës përbëhet nga prokurorë dhe gjyqtar të përkushtuar ndaj drejtësisë. “Prioritet tjetër ka edhe ngritjen e llogaridhënies, ku përmendi vetingun si mekanizëm jo-politik dhe të pavarur ligjorë. Gjatë këtij forumi, Ministri ftoi Odën Amerikane që të bëhet pjesë e grupit punues për projektligjin e Gjykatës Komerciale, dhe theksoi se mbetet i përkushtuar për të bashkëpunuar në avancim të ligjit të ri, i cili do të finalizonte sa më parë krijimin e Gjykatës Komerciale”, u shpreh ai.

Erblina Krasniqi – Prishtina, avokate dhe përfaqësuese Ligjore në kompaninë “Tregtia”, theksoi se brenda gjykatave ekzistuese në vend përfshirë këtu edhe atë ekonomike, shqyrtimi i lëndëve mund të zgjasë me vite të tëra duke rezultuar në dëmtim serioz të bizneseve, e për këtë krijimi i Gjykatës Komerciale të përbërë nga gjyqtarë të lëmisë ekonomike është krucial për bizneset dhe tërheqjen e investimeve. Krasniqi Prishtina gjithashtu potencoi rëndësinë e përfshirjes së klauzolave të arbitrazhit dhe ndërmjetësimit në kontrata, të cilat u japin palëve mundësinë për trajtim të çështjeve të ndryshme, derisa përmendi se çështjet e pronësimit deri më tani kanë rezultuar si disa nga çështjet më problematike të bizneseve. Tutje, ajo u shpreh e kënaqur me punën që është bërë rreth ngritjes së vetëdijes ndaj arbitrazhit dhe avantazheve që ky i fundit u ofron palëve në procese gjyqësore.

(A. MAVRAJ / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nisma Socialdemokrate ka propozuar tre ish-deputetë të kësaj partie për…