OEK: Të kompensohet koha e humbur dhe të shtohen reformat për rritjen e sektorit privat

04 shkurt 2020 | 15:01

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), ka mirëpritur finalizimin e konstituimit te institucioneve të dala si rezultat i zgjedhjeve të 6 tetorit 2019.

“Komuniteti i biznesit, përkatësisht 16,000 ndërmarrje të përfaqësuara nga Oda Ekonomike e Kosovës, e mirëpresin krijimin dhe fillimin e punës të kabinetit të ri qeveritar, të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, si një hap tjetër i rëndësishëm i konsolidimit të demokracisë në vend dhe parakusht themelor për vazhdimin e reformave që mundësojnë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”, është thënë në komunikatën e OEK, duke u shtuar se  Oda Ekonomike e Kosovës kërkon nga qeveria e re, që të kompensoj kohën e humbur nga periudha parazgjedhore dhe paszgjedhore, me një dinamike te shtuar në reformat prioritare ekonomike qe synim kryesor duhet ta kenë rritjen e sektorit privat në Kosovë, bazuar në parime të qarta të ekonomisë së tregut. “Oda Ekonomike e Kosovës do të jetë partner serioz dhe profesional në adresimin e të gjitha temave dhe çështjeve që kanë ndikim në rritjen e sektorit privat në vend dhe njëherë ofron ekspertizën profesionale në adresimin e tyre”, thuhet në komunikatën e OEK.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli Shameti u transferua verën e shkuar drejt IPKO Superligës,…