
OEK-u i drejtohet Avokatit të Popullit, kërkon pezullimin e vendimit të ZRrE-së për tregun e hapur të energjisë
Oda Ekonomike e Kosovës i është drejtuar Avokatit të Popullit me kërkesë për të iniciuar në Gjykatën Kushtetuese, që të pezulloi vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) lidhur merritjen e mundshme të çmimit të energjisë elektrike, për një periudhë kohore prej të paktën një vit.
Kështu është bërë me dije në një njoftim për medie nga OEK-u.
“Oda Ekonomike e Kosovës i është drejtuar Avokatit të Popullit me kërkesë që në emër të interesit publik dhe bazuar në kompetencat e tij ligjore e kushtetuese, të iniciojë këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese për pezullimin e vendimit të ZRrE-së për një periudhë kohore prej të paktën një viti. Kjo kërkesë vjen me qëllim mbrojtjen e bizneseve nga rritja e mundshme e çmimit të energjisë elektrike, e cila do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e kostos së prodhimit apo shërbimit. Një rritje e tillë do të ndikonte negativisht në konkurrueshmërinë e bizneseve në tregun e brendshëm dhe atë të jashtëm, duke ulur gjithashtu standardin jetësor të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e OEK-ut.