OEK-u me task-forcë për të monitoruar bizneset për ngritjen e çmimeve
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Berat Rukiqi në një konferencë për media ka treguar për masat që i kanë marrë kundër Koronavirusit.
Ai ka thënë se do të krijohet një task-forcë brenda OEK-ut për të përcjell bizneset që ngrisin çmimet. “Do ta krijojmë edhe një task-forcë. Kemi kërkuar që bizneset që shohin biznese të tjera për ngritje të çmimeve ta raportojnë këtë, bizneset serioze nuk e bëjnë, por nëse ka do të ketë ndjekje penale”, ka thënë Rukiqi, duke shtuar se nuk kanë vërejtur problem me furnizim me produkte ushqimore.“Ne bazë të informatave qe e kemi nuk ka ndonjë problem për një rast të caktuar ende vazhdon ardhja e produkteve, kanë shumë vonesa në kontrollet doganore, në porte mirëpo kjo tani nuk po shfaqet në problem në furnizim”, është shprehur ai.
Sipas tij, nëse vendosen kufizime në eksport shteti duhet ketë plan se si të veprojë. “Unë uroj që vendet e tjera të mos vendosin kufizime në eksport, nuk kam dëgjuar masa që dikush ka vendos kufizime të mallrave”.“Edhe pse mund të ketë tek gruri duhet me ditë sa kemi rezerva shtetërore dhe dihet të veprohet sipas nevojës, asnjë kompani e vetme nuk po raporton për probleme”, ka thënë Rukiqi.