OEK-u organizon gala mbrëmje në mbështetje të organizatës “Down Syndrome Kosova”
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), me 18 dhjetor, do të organizojnë gala mbrëmje në mbështetje të organizatës “Down Syndrome Kosova”.
Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi, e ka quajtur të rëndësisë së veçantë këtë gala-mbrëmje.
Ai ka sqaruar se mjetet që do të grumbullohen nga shitja e biletave, do të shkojnë për përkrahje të kësaj organizate.
“Jemi në konferencë të veçantë për të paralajmëruar aktivitetin me 18 dhjetor është gala darkë. Gjithmonë duke tentuar të vlerësojmë kontributin e kësaj organizate për shoqërinë. Me organizimin me “Down Syndrome Kosova” do ta kemi një dedikim për komunitetin e kësaj organizate. Mjetet do të jenë dedikim për shërbimet e kësaj organizate. Do të ketë të hyra për darkën por edhe do të ketë të hyra nga ata qe duan të japin”, ka deklaruar Rukqi, i cili k shtuar se pwr çmimin e biletës do të vendosët në ditët në vijim dhe sipas tij, çmimi do të jetë simbolik.
Kurse, Sebahate Beqiri, drejtoreshë e Organizatës “Down Syndrome Kosova”, ka falënderuar OEK-un për organizimin kësaj ngjarje, duke shtuar se me këtë aktivitet do të kenë mundësi që të njoftohen me bizneset në mënyrë që të mund ti prezantojnë edhe disa nga produktet e kësaj organizate.
Në emër të kësaj shoqate ajo shprehu mirënjohje për odën ekonomike si institucion që ka kontributin e tyre për shoqëri. “Ne si shoqatë promovojmë potencialin e këtyre personave dhe dëshmojmë që ata kanë potencial. Kjo iniciativë do t’i na ndihmoj që të lidhemi me bizneset”, deklaroi ajo.