OEK-u: Shqetësuese, Austria e pamundëson kalimin tranzit
Komuniteti i biznesit vendor ballafaqohet me vështirësi të shumta për të qenë pjesë e barabartë e të bërit biznes në aspektin rajonal, evropian dhe më gjërë. Një ndër parakushtet kryesore të të berit biznes është lëvizja e lirë e qytetarëve, mallrave dhe shërbimeve që fatkeqësisht ne kosovarët jemi në pozitë të palakmueshme. Kështu është thënë në reagimin e Odës Ekonomike të Kosovës.
“Në aspektin rajonal dhe në implementimin e CEFTA-së vet fakti që dy shtete nuk e kanë njohur shtetësinë e Kosovës, sic është Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, në të njejtën kohë ato nuk pranojnë dokumentacione dhe e pamundësojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve, shërbimeve dhe mallrave nga Kosova me c’rast e bëjnë të pamundur të jemi të barabartë dhe konkurrues në këtë pikëpamje. ë aspektin e bashkëpunimit evropian, duke u nisur nga fakti që pesë shtete nuk e kanë njohur shtetësinë e Kosovës paraqesin problem shtesë për komunitetin e biznesit vendor, qoftë për lëvizje të shërbimeve, mallrave poshtu edhe lëvizjen e qytetarëve. Ky problem në të njejtën kohë i minimizon efektet pozitive të pritura nga Marrëveshja për Asocim dhe Stabilizim, e siç duket qytetarët e Kosovës e përjetojnë këtë marrëveshje si një shtëpi të bukur por pa derë hyrëse dhe dalëse”, thuhet në komunikatën e Odës Ekonomike të Kosovës.
Sipas OEK-ut, komuniteti i biznesit Kosovar është i orientuar më tepër në veprimtari ekonomike, shërbyese e tregtare dhe në këtë drejtim transporti është një seksion i cili po të shfrytëzohej me të drejta të barabarta me homologët nga rajoni, në Kosovë do të hapeshin afër 20.000 vende të punës në këto shërbime. “Vet fakti që ne si shtet nuk posedojmë kartonin e gjelbër, ATA-karnetin, TIR-karnetin dhe shumë dokumente obligative për biznes ndërkombëtar, bizneset vendore janë të obliguara që të shfrytëzojnë shërbimet transportuese nga vendet e rajonit gjë që e ngrit koston e importit dhe e godet drejpërdrejtë qytetarin. Më keq është fakti që shumë kompani vendore posedojnë mjete transportuese por është i pamundur shfrytëzimi i tyre, e në të njëjtën kohë një maunë importesh nga vendet evropiane e ngarkon koston e importuese në 2500-3000 Euro”, është thënë në komunikatën e OEK, duke u shtuar se një shqetësim tjetër është edhe fakti që Austria e pamundëson kalimin tranzit nëpër këtë shtet, drejt vendeve të tjera evropiane sepse nuk e pranon patent-shoferin e lëshuar nga institucionet kosovare, poashtu shqetëson fakti i procedurave burokratike për dhënien e vizave që është shëndrruar në një ndër barrierat më të theksura për biznesin vendor sidomos në vitin 2016, 2017 e për fat të keq po vazhdon edhe në vitin 2018. hqetëson fakti se përvec që bizneset vendore dëmtohen në mënyrë të drejtpërdrejtë ata e rangojnë Kosovën me vendet e tjera që nuk iu pranohen patent-shoferët e në këtë rast e dëmtojnë edhe imazhin e Kosovës. Kosova është e futur në listë me Afganistanin, Bolivine, Burundin, Kinen, Costa-Ricen, El Salvador, Hondurasin, Indonezinë, Irakun, Jemenin, Kamerunin, Libinë, Nikaraguan, Omanin, Somalinë, Sudanin, Tansaninë dhe Tongan”, thuhet në komunikatë.
Oda Ekonomike apelon tek institucionet vendore që me urgjencë të kontaktojnë institucionet e shtetit mik të Austrisë për të diskutuar lidhur me këtë barrierë shqetësuese sepse ne jemi pjesë e Ballkanit Perëndimore dhe shpresojmë të jemi pjesë e familjes evropiane, ndërkohë futja e Kosovës në grupin e këtyre shteteve është dëmi më i madh që i bëhet, qoftë në aspektin ekonomik, integrues, psikologjik e më së shumti në imazh.