![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/12/shaqiri-3.jpg)
Oferta e Lyonit për Shaqirit nuk pranohet nga Liverpooli
19 gusht 2021
| 12:31
Lyoni po tenton transferimin e Xherdan Shaqirit, drejtuesit e klubit francez kanë arritur prej ditësh akordin me lojtarin me origjinë shqiptare, por Liverpooli nuk po bindet për ta lënë të lirë.
“The Reds” duan 14 milionë euro për kartonin e sulmuesit të kombëtares zvicerane, i cili është gati të nisë një aventurë të re pas tre viteve të kaluara në “Anfield”.
“The Athletic” shkruan se klubi francez ofron vetëm 6 milionë euro momentalisht për Shaqirin. Diferenca është e madhe, por Lyoni po përgatit një tjetër propozim për Liverpoolin.
Drejtuesit e klubit të Ligue 1 janë shumë afër shitjes së Cornet te Norwich. Më pas sulmi final për Shaqirin, sigurisht me një ofertë më të mirë se 6 milionë euro.