Oferta e radhës e Bayernit për Kane është 100 milionë euro

06 korrik 2023 | 16:50

Bayern Munchen kërkon të transferojë me çdo kusht Harry Kane gjatë kësaj vere. Skuadra “bavareze” po has rezistencë nga skuadra e Tottenham Hotspur, që ka refuzuar çdo ofertë deri më tani.

Bayerni e nisi me një ofertë prej 70 milionë euro, ndërkohë së fundmi është gati që ta çojë deri në 100 milionë euro. Në rast se do të refuzohet sërish nga Tottenhami, atëherë klubi gjerman do të përqendrohet në të tjera synime si Victor Osimhen apo Dusan Vlahoviq.

Gjithsesi në ditët në vijim pritet të ketë zhvillime të reja në Mynih, ku po projektohet skuadra për sezonin e ri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), ka dorëzuar listën e…