Oferta ‘faraonike’ nga Arabia për Llorisin
11 maj 2023
| 15:58
Portieri i Tottenham Hotspur, Hugo Lloris, ka dhe një vit kontratë e tij me “Spurs”, por mund të largohet.
Sipas raportimeve nga mediet britanike, francezi ka marrë ofertë fitimprurëse nga Arabia Saudite, e cila do të trefishonte pagën e tij aktuale. 36-vjeçari ka oferta të shumta, por ende nuk është marrë një vendim, pasi ai pret të flasë me presidentin Daniel Levy për projektet e ardhshme të klubit.
Lloris luan në Londër prej vitit 2012 duke qenë lojtari më i rëndësishëm në skuadër. Me kombëtaren e Francës arriti të shpallej kampion bote në Rusi 2018. por edhe fitues i Ligës së Kombeve në vitin 2021.