![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/02/alaba.jpg)
Oferta me bollëk, por kjo është kërkesa e Alabas
16 shkurt 2021
| 17:03
David Alaba është kthyer në emrin më të lakuar në merkaton e transferimeve, për vetë faktin se në fund të sezonit do të largohet me parametra zero, ndërsa për shërbimet e tij mbeten në gara disa nga klubet më të rëndësishme në Evropë.
Fakt është që Alaba po largohet nga Bayerni vetëm për një pagë më të mirë, ndërsa agjentit e tij po bëjnë gjithçka është e mundur për t’i siguruar një kontratë faraonike. Sipas mediave në ishull, Alaba kërkon një kontratë pesëvjeçare dhe 22 milionë euro neto në sezon.
Real Madridi, Barcelona, Chelsea dhe Manchester City janë klubet që prej kohësh po ndjekin nga afër situatën e Alabas.