Oferta me bollëk, por Shaqiri mund të mbetet në Liverpool

23 prill 2020 | 10:46

Xherdan Shaqiri mund të mbetet te Liverpooli edhe stinorin e ardhshëm, shkruan “Liverpool Echo”.

Klubi lider i Anglisë po mendon të ndërrojë strategji, pas ndikimit që do të ketë koronavirusi në tregun e lojtarëve.

Shaqiri është pritur të largohet në verë, pasi nuk po ka hapësirë të madhe te klubi. Por, krerët e klubit anglez nuk janë të sigurt nëse do të jenë në gjendje të shpenzojnë në lojtarë të rinj, për këtë arsye po mendojnë të mos shesin lojtarë.

Madje te Liverpooli po planifikojnë t’ua vazhdojnë kontratën edhe lojtarëve që janë në fund të kontratave, si me rastin e Adam Lallanas.

Shaqiri është kërkuar në janar nga Sevilla e Roma.

“Xherdan Shaqiri, po ashtu, përkundër vështirësive për të siguruar minutazhë këtë stinor, prapë mund të kthehet në stërvitje te Liverpooli kur klubi të vendoset në kompleksin e ri në Kirkby për fazën para-sezonale. Fillimisht Liverpooli kishte caktuar çmimin në 32 milionë euro për reprezentuesin e Zvicrës, por do ta ketë të vështirë të sigurojë këtë shumë për Shaqirin, marrë parasysh ndryshimit të situatës”, është thënë nga Liverpool Echo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
A e fshehu pandeminë Pekini? Donald Trump është kritikuar gjerësisht…