Ofertë e ‘çmendur’ nga PSG-ja për Mbappen

03 mars 2022 | 11:26

Paris Saint-Germain i ka bërë ofertë të re Kylian Mbappes për ta pranuar qëndrimin edhe për sezonin e ardhshëm. 23-vjeçarit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe mund të largohet me parametra zero nga PSG-ja, me gjigantët spanjollë të Real Madridit që po tentojnë me çdo mënyrë për të nënshkruar me francezin.

Mbappe ka refuzuar një sërë ofertash për rinovim me PSG-në deri më tani, por parisienët janë të vendosur të mbajnë sulmuesin, i cili ka shënuar 156 gola në 205 ndeshje për klubin që kur u bashkua nga Monaco në vitin 2017.

“Le Parisien” raporton se të PSG-ja janë të përgatitur për ta bërë Mbappen lojtarin më të paguar në botë, duke i ofruar atij një marrëveshje të re dyvjeçare me vlerë 960 000 euro në javë pa taksa. Mbappe do të merrte edhe një pagesë nënshkrimi prej 100 milionë eurosh për të qëndruar në “Parc des Princes”.

Përfaqësuesit e Mbappes ende nuk i janë përgjigjur ofertës, por PSG raportohet se është optimiste për ta bindur sulmuesin që të mbetet në klub pas diskutimeve pozitive me agjentët e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…