Fenerbahçe refuzon ofertën e majme për Muriqin
29 gusht 2019
| 14:09
Reprezentuesi i Kosovës në futboll, Vedat Muriqi e ka nisur në mënyrën me të mirë aventurën në skuadrën e Fenerbahçes, duke shënuar dy gola në dy ndeshjet e para.
Kjo ka bërë që në adresë të gjigantit turk të vijën një ofertë mjaftë joshëse nga Arabia Saudite për sulmuesin nga Kosova. Mediet turke raportojnë se Fenerbahçe ka refuzuar ofertën që ishte 12 milionë euro.
Muriqi në të kaluarën ka qenë pjesë e Lirisë së Prizrenit dhe Teutës së Durrësit.
/Epoka e re/