
Ofertë interesante e Juves për Pogban
24 dhjetor 2019
| 14:44
Kampionia e Italisë, Juventus është duke tentuar bëjë rikthimin e Paul Pogbas në Torino. Lajmi është bërë i ditur nga “Tuttospot”.
Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” i kanë ofruar Manchester Unitedit 60 milionë euro dhe kartonin e mesfushorit Emre Can për të bindur që të heqin dorë shërbimet e Pogbas.
Unitedi besohet se është gati të negociojë për mesfushorin e tyre, i cili ka kontratë edhe 18 muaj dhe nuk dëshiron ta lejojë që të largohet me parametra zero.