Ofertë nga Arabia Saudite edhe për Lewandowskin

01 shtator 2023 | 14:35

Barcelona ka marrë një ofertë nga një klub saudit për Robert Lewandowskin. Oferta e Arabisë Saudite është rreth 40 milionë euro dhe ka mbërritur në ditën e fundit të merkatos për futbollin spanjoll dhe evropian, por jo për Arabinë Saudite, e cila mbetet e hapur deri më 20 shtator.

Ndaj, operacioni i largimit të futbollistit mund të bëhet deri në mbylljen e merkatos saudite, por Barcelona nuk ka mundur të inkorporojë askënd në vend të tij. Lewandowski aktualisht është 35-vjeçar dhe u ble verën e kaluar për 45 milionë euro, plus 5 milionë bonuse nga Bayern Munchen.

Ky sezon ka nisur me një gol për polakun në tri ndeshjet e para të La Liga-s, ndërsa sezonin e kaluar shënoi 23 gola në 34 ndeshje në kampionatin spanjoll, ose 33 gola në 46 ndeshje në të gjitha garat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të…