OFERTË nga Komuna Malishevë Drejtoria për Arsim dhe Edukim

22 tetor 2019 | 16:18

Nr.Protokollit:121 /2019                                                                                         Data : 21.10.2019

Vendi:  Malishevë

 OFERTË

 Gjimnazi “Hamdi Berisha” në Malishevë njofton të gjithë operatorët ekonomik të cilë janë të interesuar për aplikim se:

Lëshohet në shfrytëzim (Qera), hapësira për hapjën e byfesë në  Gjimnazin “ Hamdi Berisha” për periodën 2+2 vjeqare në kapacitetin prej 1700 nxënës dhe 100 profesor

Të gjithë operatorët ekonomik të cilët janë të interesuar për marrjen në shfrytëzim  të hapësirës  për  hapjen e byfesë në  Gjimnazin “ Hamdi Berisha “ do t’u nënshtrohen kritereve të poshtë shënuara:

  • Operatori duhet të ketë biznesin e regjistruar ne Agjensioni për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës dhe të jetë tatimpagues i rregullt në Administratën Tatimore të Kosovës.
  • Kapaciteti i tij duhet të siguroj plotësimin e nevojave ditore për të gjithë stafin dhe nxënësit e shkollës.
  • Operatori duhet të ketë përvoj së paku 5 vjeçare në fushën e gastronomisë
  • Të ketë të paguar tatimin në pronë
  • Të ketë në stafin e tij punëtorë të kualifikuar/certifikuar në fushën e gastronomisë
  • Të mos ketë ndonjë të afërm nga familja të punësuar në Gjimnazin “ Hamdi Berisha”
  • Çmimi i qirasë së restaurantit që pretendoni të paguani.
  • Çmimet e produkteve të kuzhinës. Kërkohet: Lista e produkteve të kuzhinë që do të shërbehen në byfe dhe çmimet për secilin produkt, përfshirë edhe sasia e ushqimit që do të servohet, e matur me kilogram (kg. , gr.).
  • Të bëjë një ofertë me zbritje për stafin e mësimdhënësve.
  • Ofrimi i një asortimenti të gjerë të produkteve. Kërkohet: lista e produkteve të cilat do të shërbehen në byfe
  • Cilësi e garantuar në produkte dhe shërbim. Kërkohet: Kontrollimi i ushqimit në baza ditore për minimizimin e rreziqeve të helmimit dhe problemeve shëndetësore te nxënësve dhe stafit.
  • Cilësia e shërbimeve
  • Dëshmia profesionale (certifikata, diploma) për fushën e hotelerisë të stafit të operatorit ekonomik
  • Përvoja e punës në këtë fushë
  • Kualifikimet e punëtorëve dhe të.. ju lutemi specifikoni nëse keni dëshmi të tjera profesionale.
  • Numri i nxënësve me asistencë sociale të liruar nga pagesa. Kërkohet: Specifikoni numrin e nxënësve të cilët do t’i lironi nga pagesa nëse e fitoni të drejtën për shfrytëzimin e byfesë.

 Të gjithë të interesuarit materialin dhe informatat e nevojshme shtesë mund t’i marrin në  shkollë nga ora  8:00-15:00 .

 Aplikimi fillon  nga data 22/10/2019 deri me 04/11/2019

Hapja e ofertave bëhet me daten :  04/11/2019 nga ora 11:00

 Vërejtje: Çdo operatorë ekonomik i cili aplikon dhe nuk i përmbushë kriteret të cilat janë  specifikuar nga Gjimnazi “ Hamdi Berisha” nuk do të merren parasysh nga komisioni vlerësues.

Fituesi i tenderit do të përcaktohet nga totali i pikëve të fituara. 

 Malishevë                                                                           

Më .21.10.2019                                                                        

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gerrit Jan van Dorsten, 67 vjeç, akuzohet se ka mbajtur…