Oficerë të FSK-së diplomojnë në Akademinë Ushtarake kroate
28 qershor 2024
| 11:01
Me ceremoni shtetërore të organizuar në Akademinë e Mbrojtjes Kroate në Zagreb me prezencën e presidentit të Republikës së Kroacisë, Zoran Millanoviq, me sukses kanë diplomuar pjesëtarët e FSK-së.
“Major Kreshnik Nimoni, Kolegji i Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm, Kapiten Besim Dervoviç, Kolegji i Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm dhe Rreshterë i Parë Fahri Paloja, Shkolla e lartë e Nënoficerëve. Republika e Kroacisë në kuadër të bashkëpunimit bilateral mbështetë në vazhdimësi ngritjen e kapaciteteve profesionale për oficerët e nënoficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke ofruar trajnime e shkollime profesionale dhe me standardet më të larta të edukimit”, ka njoftuar FSK-ja.