Oficerë të FSK-së diplomojnë në Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë në Republikën e Shqipërisë

13 janar 2025 | 10:43

Në kuadër të bashkëpunimit me Republikën e Shqipërisë, gjashtë oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë përmbyllur me sukses shkollimin në Akademinë e Mbrojtjes pranë Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë në Kursin Themelor të Oficerit të Shtabit (KThOSh), në Republikën e Shqipërisë.

Sipas njoftimit të FSK-së, ky kurs përgatit oficerët e shtabit të batalionit, dhënien e njohurive në nivelin e brigadës, ku përgatit oficerët në procesin e vendimmarrjes dhe menaxhimin me trupat.

“Në kuadër të bashkëpunimit me Republikën e Shqipërisë, 6 oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përmbyllur me sukës shkollimin në Akademinë e Mbrojtjes pranë Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë në Kursin Themelor të Oficerit të Shtabit (KThOSh), në Republikën e Shqipërisë. Ky kurs përgatit oficerët e shtabit të batalionit, dhënien e njohurive në nivelin e brigadës, ku përgatit oficerët në procesin e vendimmarrjes dhe menaxhimin me trupat. Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë mbështesin në vazhdimësi ngritjen profesionale të personelit ushtarak të FSK-së, në forcimin e sigurisë dhe mbrojtjes globale”, ka njoftuar FSK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Afër portretit të Udhëheqësit me Udhëheqësin! Me të mëdhenjtë e…