
Oficerë të FSK-së në Mbretërinë e Bashkuar
10 janar 2018
| 10:49
Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe këshilltari i tij ushtarak nga Mbretëria e Bashkuar, nënkoloneli Gregor Lindsay, përcollën tre oficerët e rinj të FSK-së, nëntogerët Besfort Kurteshi dhe Eugen Thaçi dhe togerin Ismail Hoxha, për në Mbretërinë e Bashkuar, për një trajnim profesional në akademitë më prestigjioze të Mbretërisë së Bashkuar.
Dërgimi i oficerëve të FSK-së, për trajnim profesional në Mbretërinë e Bashkuar shënon fillimin e një viti të suksesshëm të marrëdhënieve shumë të mira mes ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).