Oficeri gjerman që dëshmoi në Hagë del të jetë atashe ushtarak në Beograd
Oficeri i ushtrisë së Gjermanisë, Klaus Jensch, ishte dëshmitar në rastin e krerëve të UÇK-së në Hagë.
Megjithatë, ky i fundit është bërë viral me dëshminë e tij kur nuk e dinte se më shumë se 10 mijë civilë shqiptarë janë vranë nga Serbia.
“Rreshteri Fritz ka shënuar: Sipas ekspertëve britanikë, më shumë se 10 mijë kosovarë shqiptarë janë vrarë nga serbët, ose kanë humbur jetën gjatë fushatës së spastrimit etnik. Kjo mund të gjendet në dokumente. A keni dëgjuar këtë shifër?”, e ka pyetur avokatja e Thaçit.
“Jo”, është përgjigjur dëshmitari.
Historia e këtij dëshmitari po del të jetë edhe më e dyshimtë. Kjo pasi Klaus Jensch, figuron si atashe ushtarak në Beograd.
Kështu shihet në faqen zyrtare të ambasadës së Gjermanisë në Beograd, të cilën mund ta shihni më poshtë.