Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA
20 nëntor 2024
| 15:58
Oficeri i FSK-së, Durim Behluli ka përfunduar Kursin e Kapitenit të Karrierës për Artileri të realizuar në Shkollën e Artilerisë Fushore në Oklahoma, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ku pjesëmarrës ishin rreth 50 oficerë nga 10 shtete të ndryshme të botës.
Qëllimi i këtij kursi është përgatitja e oficerëve për detyrat si oficer shtabor në nivel batalioni-brigade dhe komandantë të baterive të artilerisë.
Kursi ishte i ndarë në modulet: doktrina e përgjithshme e operacioneve dhe trajnimeve, planifikimi i mbështetjes me zjarr, kontrollimi i zjarrit, planifikimi i operacioneve të batalionit të artilerisë dhe bateria e artilerisë.
FSK-ja po ngrit kapacitetet e saj me standardet më të larta dhe në shkollat më prestigjioze në botë.