Oficeri i FSK-së fiton çmimin ‘Studenti më i mirë’ në kursin trajnues në Çeki

06 dhjetor 2023 | 14:51

Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, toger Dritëro Bajrami, ka fituar çmimin “Studenti më i mirë” në kursin trajnues për Instruktor ITC në Republikën Çeke.

Lajmin e ka bërë me dije ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, përmes një postimi në “Facebook”.

Ai ka thënë se në këtë kurs kanë marrë pjesë studentë oficerë dhe nënoficerë nga disa shtete pjesëmarrëse të botës, duke treguar rezultate të larta si në aspektin akademik ashtu edhe në atë praktik.

“Çmimi i fituar nga toger Bajrami reflekton përkushtimin dhe profesionalizmin e lartë të pjesëtarëve të FSK-së”, ka shkruar Maqedonci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë…