Oficerja e forcave të armatosura shpallet “Miss USA” (FOTOT)
Alma Cooper nga Michigan është emëruar “Miss USA” në fund të konkursit të 73-të, i cili u transmetua drejtpërdrejtë në “The CW”.
Mediat amerikane shkruajnë se 22-vjeçarja është një oficere e ushtrisë dhe e diplomuar në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Alma gjithashtu është duke ndjekur një diplomë master në statistika nga Stanford.
Ndërkohë Cooper është e para oficerja e parë aktive e ushtrisë e zgjedhur si “Miss Michigan USA”.
“Si vajza e një punëtori emigrant, një gruaje krenare afro-latine dhe një oficere në ushtrinë e Shteteve të Bashkuara, unë po jetoj ëndrrën amerikane”, tha e reja teksa po i përgjigjej një pyetjeje gjatë konkursit.
22-vjeçarja po planifikon të përdorë platformën e saj për të trajtuar pasigurinë ushqimore, sipas biografisë së saj të “Miss USA”.
“Qëllimi i saj përfundimtar është të bëjë ushqime të shëndetshme të disponueshme për të gjithë njerëzit”.
Ngjarja televizive mbuloi tre muaj turbulencash për organizatorët e konkursit të shkaktuar nga dorëheqja e befasishme e Voigt – dhe ajo e “Miss Teen USA” në atë kohë, UmaSofia Srivastava e New Jersey-t, vetëm disa ditë më vonë.
Shfaqja nuk kishte referenca të qarta ndaj polemikave, megjithëse Gankievicz e përshkroi qëndrimin e saj të papritur tre-mujor si “Miss USA” si “mbretërimi më unik në histori”.