Ofron dorëheqje ministri i Punëve të Brendshme në Serbi

16 dhjetor 2018 | 22:09

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, i ka ofruar dorëheqjen e tij presidentit Aleksandar Vuçiq dhe kryeministres Ana Brnabiq.

Siç raportojnë mediat serbe, ai dyshohet se e bëri këtë pasi i ishte thënë të mos arrestojë përkrahësit e Dragan Djilas dhe Boshko Obradoviq.

Mediat serbe po ashtu shkruajnë se “ata hynë në stacionin policor në Luçan, dhe se keqtrajtuan dhe ofenduan policinë”.

Po ashtu,  thuhet se është duke u zhvilluar një takim i kreut të lartë të partisë SNS të Vuçiq, e cila po shqyrton situatën në Luçan dhe dorëheqjen e Stefanoviq.

Aleanca për Serbinë lansoi pamje të ngjarjeve nga stacioni policor në faqen e saj në” Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jurgen Klopp ishte shumë i lumturu pas fitores së Liverpoolit…