OHT: Nga 20 gushti s’mund të shkoni në dasma pa qenë të vaksinuar
Oda e Hotelerisë dhe Turizmit në Kosovë ka bërë me dije se shumë shpejt pritet të hyn në fuqi disa masa kufizuese për ata që nuk dëshirojnë të vaksinohen me vaksinat ant-Covid.
OHT-ja ka treguar se çdo qytetar i Kosovës në mënyrë që të marrë pjesë në ndonjë aktivitet shoqërorë, qoftë qendër tregtare, klube të natës apo në ahengjet familjare obligohet që të marrë vaksinën anti-Covid.
Sipas OHT-së, nga data 20 gusht do të kërkohet që të paktën dozën e parë ta kenë të përfunduar ata qytetarë që dëshirojnë të marrin pjesë në këto aktivitete.
Njoftimi i plotë i OHT-së:
Drejtori i departamentit të sallave të dasmave pranë Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës z. Driton Hoti ka mbajtur sot një takim me ministrin e shëndetësisë z. Arben Vitia.
Takimi ishte për qëllim të diskutimit rreth ngritjes së rasteve të të infektuarve me Covid-19 dhe nga ky takim u vendos të mirret një vendim.
Çdo qytetar i Kosovës në mënyrë që të marë pjesë në çdo aktivitet shoqërorë, qoftë qendër tregtare, klube të natës apo në ahengjet familjare obligohet që të marë vaksinën anti-covid, sepse nga data 20 gusht do të kërkohet që të paktën dozën e parë ta kenë të përfunduar përndryshe nuk mund të marrin pjesë në asnjë aktivitet.
Ndërsa sa i përket stafit punues të këtyre sektoreve obligohen që deri më datë 12 gusht të përfundojnë të paktën dozën e parë të vaksinimit.
Gjithashtu sa i përket orarit të klubeve të natës u bisedua që të ketë zgjatje pra këto aktivitete të fillojnë nga ora 23:00 deri në ora 03:00 pas mesnate.
Këto vendime priten të hynë në fuqi me datë 11.08.2021