OIK-u themelon zyrën për licencim dhe rilicencim të psikologëve klinikë, logopedëve dhe ergoterapeutëve

07 shkurt 2024 | 15:43

Oda e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë ka hapur zyrën për licencim dhe rilicencim të psikologëve klinikë, logopedëve dhe ergoterapeutëve.

Udhëheqëse e kësaj zyre është zgjedhur Donika Shahini-Lami, psikologe me përvojë shumëvjeçare e cila deri më tani ka qenë pjesë e komisioneve të rëndësishme të OIK-ut.

Zyra për licencim dhe rilicencim të psikologëve klinikë, logopedëve dhe ergoterapeutëve do të asistojë dhe do t’iu japë ndihmë psikologëve klinik, komisioneve për licencim të psikologëve klinikë si dhe bazuar në planin e punës harton raporte periodike për zyrën.

Po ashtu, kjo zyrë koordinon edukimin e vazhdueshëm profesional dhe inicion tek organet e OIK-ut gjitha propozimet në lidhje me aktet normative për licencim dhe rilicencim të psikologëve klinikë.

Zyra do të bashkëpunojë me njësitë tjera organizative të shërbimit profesional dhe administrativ në çështjet që ndërlidhen me procedurat për licencim dhe rilicencim të psikologëve klinikë, logopedëve dhe ergoterapeutëve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka mbajtur takimin…