‘Oj nanë, këqyr se edhe unë kam diçka në bark’, Sabri Behramaj flet për skulpturën e Leutrimit
Skulptori Sabri Behramaj ka punuar skulpturën e Leotrimit të ndjerë, i cili është vrarë gjatë luftës në Kosovë.
Një ngjarje e trishtë i kishte ndodhur Leutrim Ahmetit, ku nëna e tij ka treguar edhe fjalët e djalit të saj të vdekur, pas plagosjes: “Oj nanë, këqyr se edhe unë kam diçka në bark! Jam sëmut prej barkut”.
Kur nëna ia kishte hapur barkun, e kishte parë se ai është i plagosur rëndë, sa edhe zorrët i kishin dalë, e i cili kishte ndërruar jetë pas disa orëve.
E autori i skulpturës, ka thënë se kjo vepër ka mesazh të qartë. “Mesazhi i skulpturës është me e tregu ngjarjen, atë që ka ndodh. Unë e kam dëgjuar intervistën e profesorit, Nusret Pllana me nënë e Leutrimit dhe më bëri me lot. Pas asaj interviste ia qita një kusht vetës, që ta realizoja një vepër, për të ia dedikuar Leutrimit”.
“E kam pasur shumë të vështirë realizimin e kësaj skulpture, pasi që më kujtohej ngjarja”, ka thënë Behramaj në “Orën Shtatë” të “Klan Kosovës”.