OJQ “PEN”, organizon kampanjën vetëdijesuese të qytetarëve për pasojat e ujit të ndotur në ekosistem
Organizata jo-qeveritare PEN (Peer Educators Network) është duke realizuar kampanjën #CleanWaterCrisis (#KrizaPërUjëTëPastër). Kjo kampanjë ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për pasojat e ujit të ndotur në ekosistem. Javën që shkoi kemi marrë nga dy mostra të ujit në katër lumenjtë e Kosovës: Sitnicë, Llap, Lepenc, dhe në lumin Drenica.
Më detajisht, kemi marrë shtatë mostra të ujit në katër lumenj të Kosovës:
- Sitnicë – 1 mostër;
- Llap – 2 mostra;
- Lepenc – 2 mostra;
- Drenica – 2 mostra.
Këto mostra janë marrë në këtë formë në mënyrë që të bëjmë krahasimin e rezultateve të nivelit të ndotjes përgjatë shtrirjes së lumit.
Mostrat e marra në teren janë realizuar në bashkëpunim me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës. Më pas, ekspertët e fushës kanë analizuar më thellësisht përbërjet fizike dhe kimike të ujit. Të dhënat e gjeneruara nga analiza e mostrave do të publikohen gjatë kësaj jave në rrjetet sociale të PEN.
Kjo kampanjë zhvillohet në kuadër të projektit #HumanRightivism, ku donator është Qeveria Suedeze, si dhe projekti menaxhohet nga CDF.
Për detaje më të hollësishme ju ftojmë të na përcjellin në faqet zyrtare të PEN në rrjetet sociale.
Facebook: https://www.facebook.com/PeerEducatorsNetwork
Instagram: https://www.instagram.com/peereducators/
Twitter: https://twitter.com/NGO_PEN
Poashtu, mund të na kontaktoni në numrin: +383 49 728 555.