OKB: Arritja e objektivave për ndryshimet klimatike kërkon 2.4 trilion dollarë

03 shkurt 2024 | 10:45

Bota duhet të sigurojë të paktën 2.4 trilion dollarë për të mbajtur objektivat e ndryshimeve klimatike në rrugën e duhur, tha shefi i klimës në OKB, Simon Steele.

Sekretari ekzekutiv i Konventës Kuadër të OKB-së për Ndryshimet Klimatike nënvizoi se çfarë duhet bërë këtë vit për të ndryshuar situatën, duke iu drejtuar një grupi studentësh në Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit dhe mikpritës i samitit të klimës COP29 që do të mbahet në nëntor.
“Është e qartë se ne kemi nevojë për shumë para për të bërë këtë tranzicion — 2.4 trilion dollarë, nëse jo më shumë,” tha Steele.

Reuters raporton se financimi i tranzicionit klimatik do të jetë fokusi i bisedimeve në Azerbajxhan, ku qeveritë nga e gjithë bota do të ngarkohen me vendosjen e objektivave për vitin 2025 për të mbledhur para për të mbështetur vendet që duan të reduktojnë emetimet e dëmshme dhe të përshtaten me ndikimet përkeqësuese të ndryshimi i klimës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Votuesit zviceranë mund të votojnë për dy ndryshime të planifikuara…