OKB e cilëson alarmante situatën në spitalin në jug të Gazës

03 dhjetor 2023 | 15:39

James Elder, nga agjencia e OKB-së për fëmijë, Unicef, ka përshkruar situatën në një spital në Gazën jugore, ndërsa Izraeli vazhdon bombardimet. Duke folur për BBC, ai tha se bombardimet kanë qenë “të pamëshirshme”, me bomba që binin vazhdimisht në zona të ndryshme të jugut.

Ai ishte në Spitalin Mjekësor Nasser më herët sot, duke thënë se situata ishte alarmante. Sipas tij, shumica e fëmijëve kanë lëndime në kokë dhe djegie nga shpërthimet që kanë ndodhur vetëm në 30 minuta.

“Është një spital ku shkoj rregullisht dhe fëmijët më njohin tashmë, familjet më njohin. Të njëjtët persona po më kapin dorën, ose këmishën duke më thënë ‘ju lutem na çoni diku të sigurt. Fatkeqësisht ata po bëjnë një pyetje për të cilën e vetmja përgjigje është se nuk ka asnjë vend të sigurt.

“Ky nuk është një vend ku fëmijët mund të shërohen, madje nuk është një vend për fëmijët,” tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paris Saint-Germain triumfon 2-0 me 10 lojtarë në transfertën e…