OKB-ja: 925 civilë janë vrarë nga fillimi i luftës në Ukrainë
21 mars 2022
| 15:35
Zyra për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) e Kombeve të Bashkuara, ka bërë me dije se prej nisjes së luftës në Ukrainë, 26 ditë më parë, ka regjistruar 2,421 viktima civile.
Sipas njoftimit, që i referohen të dhënave deri në mesnatën e 20 marsit, UHCHR-ja ka theksuar se ka regjistruar 925 të vrarë dhe 1 496 të plagosur.
Numri real i viktimave vlerësohet të jetë më i lartë, teksa Ukraina ka raportuar për mijëra civilë të vrarë.
Ndryshe, Kombet e Bashkuara kanë thënë se pothuajse 3.5 milionë ukrainas janë larguar nga shteti që prej fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, nga dhjetë milionë persona që janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.