OKB-ja bën thirrje për armëpushim në Etiopi
Këshilli i Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka bërë thirrje që të përfundojnë luftimet në Etiopi, si dhe të fillojnë bisedimet për një armëpushim të qëndrueshëm.
OKB gjithashtu u bëri thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga gjuha nxitëse për urrejtje, si dhe nxitja e dhunës dhe përçarjes.
Ata kishin negociuar për një deklaratë të tillë për disa ditë me radhë dhe përfundimisht arritën një kompromis me Rusinë për tekstin, thanë diplomatët.
Në Etiopi janë duke luftuar ushtria e vendit me grupet rebele që udhëhiqen nga Fronti Çlirimtar i Popullit Tigray (TPLF).
Disa orë më parë, nëntë grupe anti-qeveritare krijuan një aleancë për të shpërbërë administratën e kryeministrit të tanishëm, Abiy Ahmed, shkruan “Reuters” dhe “BBC”, transmeton “Klankosova.tv”.