OKB-ja: Bota kërcënohet nga një valë e paprecedentë urie dhe varfërie

09 qershor 2022 | 13:09

Efektet e luftës në Ukrainë rrisin vuajtjet e miliona njerëzve për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe energjisë dhe përkeqësimit të krizës financiare, me ndikimin e pandemisë Covid-19 dhe ndryshimet klimatike, sipas një raporti të ri të OKB-së.

Sipas një raporti të OKB-së, rreth 180 milionë njerëz në 41 nga 53 vendet për të cilat ka të dhëna parashikohet të përballen me kriza ushqimore ose përkeqësim të kushteve këtë vit dhe 19 milionë të tjerë pritet të përballen me ‘kequshqyerjen kronike’ në nivel global në vitin 2023”.

Rreth 1.6 miliardë njerëz në 94 vende janë goditur rëndë nga të paktën një dimension i krizës, sipas raportit të fundit të Grupit Global të Reagimit ndaj Krizave (GCRG) mbi krizën në Ukrainë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, po i vazhdon…