OKB-ja: Çmimet e ushqimeve, në nivelin më të lartë që 10 vjet

05 nëntor 2021 | 16:50

Çmimet e ushqimeve në gjithë botën kanë arritur nivelin më të lartë në më shumë se një dekadë, pasi janë rritur për më shumë se 30 për qind gjatë vitit të kaluar, ka njoftuar Organizata për Ushqim dhe Bujqësi e Kombeve të Bashkuara (FAO). Sipas saj, për rritjen e çmimeve kanë kontribuar ndërprerjet e furnizimeve, mbyllja e fabrikave dhe tensionet politike.

FAO ka njoftuar se çmimet e drithërave janë rritur për më shumë se 22 për qind, krahasuar me një vit më parë.
Çmimi i grurit ishte një nga kontribuuesit kryesorë në këtë situatë, pasi u rrit për 40 për qind në 12 muajt e fundit.

Sipas FAO-s, kjo ka ndodhur pasi eksportueset kryesorë, Kanadaja, Rusia dhe ShBA-ja, kanë pasur korrje të dobëta. “Kemi pasur vite mjaft të këqija të korrjeve në shumë vende”, ka deklaruar për “BBC-në” Peter Batt, ekspert i agrobiznesit në Shkollën Curtin Business në Perth të Australisë.

FAO ka njoftuar se çmimi i vajit bimor u rrit nga rritja e kostos së vajrave të palmës, sojës, lulediellit dhe farave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka sekuestruar dhjetëra armë në Gojbulë të…