OKB-ja flet rreth sovranitetit të Grinlandës
OKB-ja ka reaguar në lidhje me pretendimet e Donald Trump për të blerë Grinlandën dhe Kanalin e Panamasë, i cili nuk përjashton mundësinë e përdorimit të ushtrisë apo fuqisë ekonomike.
Zëdhënësi i shefit të OKB-së, Stéphane Dujarric, duke iu përgjigjur një pyetjeje të ANSA-s, tha: “Ne kemi të bëjmë me një administratë amerikane në një kohë, por çështja e sovranitetit dhe integritetit territorial është e mbuluar gjerësisht në Kartën e OKB-së që të gjitha shtetet anëtare kanë nënshkruar.”
Më herët Gjermania dhe Franca mbajtën një qëndrim ndaj deklaratavë të presidentit të zgjedhur amerikan.
“Paprekshmëria e kufijve është një parim themelor i së drejtës ndërkombëtare”, tha kancelari gjerman Olaf Scholz. Në një postim më vonë, ai përsëriti qëndrimin e Berlinit duke thënë se “kufijtë nuk duhet të zhvendosen me forcë”.
Ndërsa ministri i Jashtëm francez Jean-Noël Barrot kujtoi se Grinlanda është “territor evropian” dhe përjashtoi “që BE-ja mund të lejojë kombet e tjera në botë, kushdo qofshin ata… të sulmojnë kufijtë e saj sovranë”.