OKB-ja: Furnizimet në Gaza janë përmirësuar, por nuk janë të mjaftueshme
30 prill 2024
| 16:49
Kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA, Philippe Lazzarini është shprehur se furnizimet me ushqime dhe ndihma të tjera humanitare për Gazën janë përmirësuar gjatë këtij muaji.
Mirëpo, ai është shprehur se kjo nuk është e mjaftueshme për të ndryshuar prirjen drejt urisë, shkruan “Sky News”.
“Është e vërtetë që ka pasur më shumë furnizime që kanë hyrë gjatë muajit prill, por kjo është ende larg nga e mjaftueshme për të ndryshuar trendin negativ”, është shprehur ai.