OKB-ja: Gati çdo sekondë një fëmijë bëhet refugjatë

15 mars 2022 | 15:51

Rreth 1.4 milion fëmijë janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, ka thënë Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Sipas tyre, kjo do të thotë se gati një fëmijë në sekondë bëhet refugjat.

“Mesatarisht, çdo ditë gjatë 20 ditëve të fundit në Ukrainë, më shumë se 70 mijë fëmijë janë bërë refugjatë”, ka thënë për gazetarë në Gjenevë James Elder, zëdhënës i agjencisë së OKB-së për fëmijë, UNICEF.

“Kjo krizë, sa i përket shpejtësisë dhe shkallës, është e paparë që nga Lufta e Dytë Botërore”, ka thënë ai.

Më herët, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) ka bërë me dije se numri i të zhvendosurve nga Ukraina ka kaluar tashmë 3 milionë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania e cila njihet për cilësi të derivateve “Petrol Company”…