OKB-ja i reagon ashpër Kurtit dhe Gërvallës për shpalljen ‘’non-grata’’ të zyrtarit rus të UNMIK-ut

02 janar 2022 | 12:41

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka reaguar pasi Kosova shpalli “non-grata” një zyrtar rus të UNIMIK-ut.

Nga zyra e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara është thënë se vendimi nuk është i ligjshëm dhe se nuk është kontaktuar asnjë anëtar i UNMIK-ut në lidhje me këtë çështje.

”Jemi vënë në dijeni për shpalljen ‘persona non grata’ të një anëtari të stafit të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK-ut. Nuk është pranuar asnjë komunikim te Misioni nga autoritetet e Kosovës sa i përket këtij njoftimi. Doktrina e ‘persona non grata’ nuk është e zbatueshme për personelin e Kombeve të Bashkuara dhe nuk është e parashikuar sipas rregullores së UNMIK-ut 2000/47 (mbi statusin, privilegjet dhe imunitetet e KFOR-it, UNMIK-ut dhe personelit të tyre në Kosovë)”, është thënë në reagimin e zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm, Stephane Dujarric.

Kryediplomatja Donika Gërvalla-Schwarz, pas kërkesës së kryeministrit Albin Kurti, më 31 dhjetor 2021, nxori vendim për shpalljen “non-grata” të një zyrtari rus të UNMIK-ut.

Gërvalla përmes një shkrimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se i njëjti ka veprimtari të dëmshme dhe ka cenuar sigurinë kombëtare të Kosovës.

“Institucionet e Republikës së Kosovës mbeten të vendosura në betejën kundër ndikimit malinj të Federatës Ruse dhe përfaqësuesve e satelitëve të saj në rajon, të cilët synojnë të minojnë arritjet e Kosovës dhe të partnerëve tanë, e në radhë të parë të ShBA-ve, NATO-s dhe BE-së”, pati thënë ajo.

Reagimi i plotë i UNMIK-ut:

“Ne jemi vënë në dijeni për deklaratën e autoriteteve të Kosovës si “persona non grata” të një anëtari të stafit të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK-ut. Nuk ka asnjë komunikim zyrtar të Misionit nga autoritetet e Kosovës lidhur me këtë njoftim. Doktrina e “persona non grata” nuk është e zbatueshme për personelin e Kombeve të Bashkuara dhe nuk është parashikuar sipas rregullores së UNMIK-ut 2000/47 (mbi statusin, privilegjet dhe imunitetet e KFOR-it dhe UNMIK-ut dhe personelit të tyre në Kosovë).

Çdo shqetësim në lidhje me një anëtar të personelit të UNMIK-ut duhet t’i drejtohet udhëheqjes së misionit në mënyrë që UNMIK-u ta trajtojë çështjen në përputhje me statusin, privilegjet dhe imunitetet e UNMIK-ut dhe personelit të tij.

UNMIK-u dhe selia e OKB-së po marrin masat e duhura për të garantuar sigurinë e pjesëtarit të personelit në fjalë dhe po ndjekin autoritetet përkatëse për këtë çështje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
BB VIP- Gjatë kësaj jave publiku ka votuar për të…