OKB-ja kërkon armëpushim në Siri
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka kërkuar një ndërprerje të menjëhershme të luftimeve në zonën Gutas Lindore, e rrethuar nga regjimi sirian, ndërkohë që është thirrur Këshilli i Sigurimit që të votojë mbi një armëpushim një mujor në Siri.
“Guta Lindore është bërë ferri mbi Tokë. I bëj thirrje të gjitha palëve të implikuara që të ndërpresin menjëherë të gjitha veprimet luftarake në Gutan Lindore për të mundësuar një ndihmë humanitare për ata që kanë nevojë”, deklaroi Antonio Guterres në Këshillin e Sigurimit.
Po bëhen më shumë se 15 ditë që agjentët e OKB-së në terren i kërkojnë Këshillit të Sigurisë një armëpushim të menjëhershëm, për të mundësuar dhënien e ndihmës humanitare dhe të evakuohen të plagosurit dhe të sëmurët. (KP)