OKB-ja: Mbi 1 200 fëmijë humbën jetën në Sudan nga fruthi dhe kequshqyerja në 5 muaj
Më shumë se 1200 fëmijë nën moshën pesëvjeçare kanë vdekur nga fruthi dhe kequshqyerja në nëntë kampet e refugjatëve të Sudanit që nga maji, dhe dhjetëra mijëra të tjerë janë në rrezik deri në fund të vitit, ka bërë me dije Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB).
“Për shkak të sulmeve të vazhdueshme ndaj shërbimeve shëndetësore dhe sigurisë ushqimore që ka pësuar një goditje të madhe në Sudan, UNICEF ka frikë se shumë mijëra të porsalindur do të vdesin nga tani deri në fund të vitit”, është thënë në deklaratën e OKB-së.
Sipas UNICEF-it, siguria ushqimore në vend, ku ka shpërthyer një konflikt i përgjakshëm mes gjeneralëve rivalë, ka marrë një “goditje katalitike”.
Sipas ekipeve të UNHCR, më shumë se 1 200 fëmijë nën moshën 5-vjeçare kanë vdekur ga fruthi dhe kequshqyerja në nëntë kampe refugjatësh të vendosura në shtetin e Nilit të Bardhë midis 15 majit dhe 14 shtatorit.
Këta fëmijë janë refugjatë nga Etiopia dhe Sudani i Jugut, ka thënë dr. Alain Maina, shefi i shëndetit publik të komisionarit të lartë të OKB-së për refugjatët, gjatë konferencës për media.
Sipas UNHCR-së, më shumë se 3 100 raste të dyshuara të fruthit u raportuan gjithashtu gjatë së njëjtës periudhë, dhe më shumë se 500 raste të dyshuara të kolerës në pjesë të tjera të vendit, si dhe raste të dengës dhe malaries.