OKB-ja miraton planin për mbrojtjen e mjedisit global
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara bëri hapin e parë drejt krijimit të një Pakti Global për Mjedisin, ndonëse u kundërshtua nga Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe disa vende të tjera.
Pakti do të synojë gjetjen e boshllëqeve në mbrojtjen e mjedisit dhe marrjen e hapave për t’i adresuar ato.
Me 142 vota për dhe 5 kundër, mekanizmi 193-anëtarësh miratoi rezolutën për të filluar identifikimin e atyre boshllëqeve në ligjet ndërkombëtare të mjedisit.
Rezoluta i kërkon sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, të prodhojë një raport mbi mangësitë mjedisore për seancën e ardhshme të Asamblesë së Përgjithshme, duke filluar nga shtatori.
Propozimi kaloi me gjithë kundërshtimin e ShBA-së, Rusisë, Turqisë, Sirisë dhe Filipineve, por u mbështet fuqishëm nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.