OKB-ja nis mbledhjen e jashtëzakonshme pas sulmit të Iranit
14 prill 2024
| 23:49
Ka nisur mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për zhvillimet në Lindjen e Mesme.
Kjo mbledhje vjen më kërkesë të Benjamin Netanyahut pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka deklaruar se Lindja e Mesme është në “limit”, teksa popujt e rajonit përballen me rrezikun real të një konflikti katastrofik në shkallë të plotë.