OKB-ja raporton dhunë rekorde të talibanëve në zgjedhjet në Afganistan
06 nëntor 2018
| 11:27
Kombet e Bashkuara kanë bërë me dije se sulmet dhe kërcënimet nga militantët talibanë kundër zgjedhjeve parlamentare në Afganistan, që u mbajtën muajin e kaluar, rezultuan me numër rekord të viktimave civile.
Në raportin e publikuar të martën, OKB-ja ka theksuar se militantët “kanë zhvilluar një fushatë të qëllimshme për të prishur dhe minuar procesin zgjedhor”.
OKB-ja ka theksuar se janë regjistruar së paku 435 viktima civile, 56 njerëz të vrarë dhe 379 të plagosur.
Sulme janë kryer kundër kandidatëve dhe në qendrat për regjistrimin e votuesve.
OKB-ja ka theksuar se militantët kanë përdorur raketa, granata, mortaja dhe pajisje improvizuese shpërthyese.