OKB-ja raporton rënie të prodhimit të opiumit në Afganistan
Prodhimi i opiumit në Afganistan ka rënë për 29 për qind vitin e kaluar, ka raportuar Agjencia anti-drogë e Kombeve të Bashkuara.
Zyra për Drogën dhe Krimin ka theksuar në raportin e saj vjetor se rënia nga 9 000 tonelata në 6 400 tonelata përkon me një zvogëlim të sipërfaqes së tokës që përdoret për të kultivuar opiumin.
Një total prej 263 000 hektarësh tokë është përdorur për kultivimin e opiumit, çfarë do të thotë rënie për 2 për qind krahasuar me vitin 2017.
Tkurrjes së tokës prodhuese është thënë se i ka kontribuar thatësira.
“Pavarësisht zvogëlimit, zona e përgjithshme për kultivimin e luleve të opiumit është e dyta më e lartë e regjistruar ndonjëherë. Kjo është një sfidë e qartë për sigurinë e rajonit dhe më gjerë”, ka thënë drejtori ekzekutiv i Zyrës për Drogën dhe Krimin pranë OKB-së, Yury Fedotov, raporton “Rel”.
Afganistani është prodhuesi më i madh në botë i opiumit dhe donatorët ndërkombëtarë kanë shpenzuar miliarda dollarë në përpjekjet për të inkurajuar fermerët që të kalojnë në kultura të tjera.