OKB-ja: Rreth 8 500 vdekje civile janë konfirmuar në Ukrainë që nga pushtimi i Rusisë

11 prill 2023 | 14:45

Afro 8 500 civilë konfirmohet se janë vrarë që nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë, ka bërë me dije në një deklaratë të hënën Zyra e Komisionarit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR), raporton “CNN”.

Kjo organizatë po ashtu është shprehur se kishte regjistruar 22 mijë e 734 viktima civile në Ukrainë nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë më 24 shkurt 2022 deri më 9 prill 2023 – me 8 490 civilë të vrarë dhe 14 244 të plagosur.

Shifrat aktuale ka të ngjarë të jenë “konsiderueshëm më të larta”, ka paralajmëruar OHCHR, sepse informacionet nga disa lokacione të vijës së parë si Mariupol dhe Severodonetsk ishin vonuar, me shumë raporte në pritje të vërtetimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Kosova do të qëndrojë në Serbi deri në fund të…